LAJMI I FUNDIT:

Hysaj pranon rinovimin me klauzolë

Hysaj pranon rinovimin me klauzolë

Elseid Hysaj arrin marrëveshjen me Napolin për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane dhe më konkretisht Sportitalia raporton se në takimin e fundit që është zhvilluar mes drejtuesve të klubit të kaltër dhe futbollistit, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis ka pranuar kërkesat e menaxherit të mbrojtësit shqiptar Mario Giufreddi.

Në këtë mënyrë Hysaj pasi disa javësh pritet të hedhë zyrtarisht firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me Napolin deri në vitin 2021. Nga marrëveshja e re 22-vjecari nga Shkodra pritet të përfitojë pak më shumë se 1,6 milionë Euro në sezon.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera që dhuroi në sezonin e tij të parë me klubin jugor, Elseid Hysaj tashmë merr si shpërblim një pagë trefish më të lartë se ajo aktualja që nuk e kalon shifrën e 500 mijë Eurove. Gjithcka e merituar për kuqeziun i cili në vetëm pak kohë është shndërruar në një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim.


Drejtuesit e Napolit në kontratën të re të lojtarit do të përfshinë edhe një klauzolë largimi e cila do të jetë për një shifër shumë të lartë, kjo për faktin se skuadra italiane nuk dëshiron ta humbasë lojtarin shqiptar për të cilin gjatë muajve të fundit kanë shfaqur interes disa prej klubeve më të mëdha të EVropës.

Në ditët e ardshme do të ketë një tjetër takim mes palëve, ku do të përcaktohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes së re. Megjithatë tashmë rinovimi i Elseid Hysaj me Napolit është pothuajse i sigurtë.

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori