Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria e Policia e Kosovës të gjejnë vrasësin e Aulon Zeka, i vrarë, të shtunën, në Prishtinë.

Ajo, përmes një postimi në facebook,  ka kërkuar nga udhëheqja e Prishtinës të vendosen kamera në rrugët e Kryeqytetit në mënyrë që të ketë siguri më të madhe për banorët.

Postimi i plotë i Bajramit:


"Ky i ri, Aulon Zeka u vra sot ne Prishtine. Kjo ngjarje ka tmerruar çdo prind ne Kosove. Gjithesecili nga ne sot ka mundur te jete ne vendin e prindereve te Aulonit. Çfare faji mund te kete nje i ri 16 vjeçar qe dikush ta denoje me vdekje?!  Policia, Prokuroria mjafte me refrenin "hetimet vazhdojne", kerkojme rezultate! Prishtina, kryeqyteti yne i mbipopulluar duhet urgjentisht te mbulohet me kamera.  I shprehe ngushllime te sinqerta familjes!" (sic.), ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/