LAJMI I FUNDIT:

Hungërimat janë tejet bezdisëse, por vërtet se e rrisin performancën

Hungërimat janë tejet bezdisëse, por vërtet se e rrisin performancën

Nëse ndonjëherë e keni parë Maria Shaparovan duke luajtur tenis, atëherë e dini saktësisht për çfarë e kemi fjalën.

Lëshimi i zërave (hungërimat) gjatë stërvitjeve mund të jenë të zhurmshme, të çuditshme dhe mund t’ju shpërqendrojnë, transmeton Telegrafi.

Por kur vjen fjala për forcë më të madhe dhe përqendrim gjatë aktivitetit fizik, kemi një lajm për ju: lëshimi i zërave vërtetë se funksionon!


Sipas një studimi dy-pjesësh që është publikuar muajin e kaluar, lëshimi i zërave iu mundëson atletëve avantazh duke iu mundësuar të ushtrojnë më shumë forcë fizike gjatë aktivitetit.

Gjatë një eksperimenti, shkencëtarët i kishin detyruar 20 atletë të MMA ta goditin një thes të rëndë boksi dhe të lëshojnë zëra njëkohësisht ose të qëndrojnë të heshtur. Siç duket, atletët kishin qenë të aftë të goditin më fortë kur goditjet i kishin përcjellë me hungërima.

Por, përveç se hungërimat e rrisin performancën, ato vërtet se janë bezdisëse dhe i shpërqendrojnë tjerët që janë pranë jush.

Vlen të ceket se edhe studimet e më hershme, duke përfshirë një studim gjerman, kishin treguar se lirimi i zërave gjatë ushtrimeve fizike e rritë performancën. /Telegrafi/