Hummels konsideron kalimin te Bayerni

Kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels do ta konsideronte transferimin te klubi bavarez, Bayern Munich.
Këtë e thotë babai i mbrojtësit gjerman, i cili ka nxitur spekulime të reja për anëtarin e Dortmundit.
''Hummels duhet të bëjë një vendim të rëndësishëm në karrierë. Dortmundi është klub i madh, andaj ai do ta ketë të vështirë''.
''Por, nëse ai largohet nga këtu, atëherë ai do të kaloj te njëra ndër gjashtë klubet më të mira në botë, në mesin e të cilave është Bayerni'', u shpreh Hermann Hummels.

Nga
Telegrafi
21/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































