Dieta e re premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.
Dietën e natës e ka sajuar dr. Caroline Apovian, e cila në njërin prej spitaleve më të mira të Amerikës, në Qendrën Mjekësore të Bostoni, ka ndihmuar mijëra njerëz që ta arrijnë peshën ideale.
Ajo thotë që pacientët e saj zakonisht humbin tre kilogramë çdo javë, pa sulme të urisë, ndërsa një prej atyre tre kilogramëve humb natën në ditën kur agjërohet.
Dr. Apovian tashmë për 30 vjet është duke e përsosur këtë dietë, për të cilën është e rëndësishme që është e sajuar që në mënyrë të veçantë t’i mbrojë muskujt që të mos harxhohen kur reduktohet sasia e ushqimit që e konsumoni.
Dieta ndahet në dy pjesë. Çdo javë, një ditë bëni pauzë të plotë sa i përket ushqimit dhe mund t’i konsumoni vetëm tri lëngje të dendura të pemëve ose perimeve të pasura me materie ushqyese.
Pas kësaj dite zakonisht humb një kilogram dhe shpejtohet djegia e dhjamit. Plani është që ta keni një ditë në javë pa ushqim derisa të arrihet pesha e detyruar.
Rregullat e gjashtë ditëve tjera:
1. Për çdo ditë plotësojini nevojat ditore për proteina dhe kurrë mos konsumoni më pak se aq në ditë.
Për femrat e gjata:
– deri në 165 cm nevojiten 350g proteina në ditë
– deri në 1,70 cm nevojiten 375g proteina në ditë
– deri në 1,75 cm 400g proteina në ditë
– deri në 1,80 cm 425g proteina në ditë
2. Hani pemë sa të dëshironi
3. Hani perime siç janë brokoli, qepa, karota, lulelakra, lakra, speci dhe spinaqi
4. Konsumoni dy porcione nga 240 ml qumësht ose djathë me pak ose aspak yndyrë
5. Mund të konsumoni dy ose tri porcione të produkteve të drithërave integrale.
6. Mund të konsumoni 100 g perime si patatja, kungulli, fasulja, bizelja ose lentet.
7. Sa u përket yndyrave, mund të konsumoni nga një lugë të vogël me vaj ulliri, majonezë me përqindje të ulët të yndyrës, pemë me lëvozhga ose fara në ditë.
8. Pini tetë gota ujë në ditë. Mund të pini kafe dhe çaj ose pije dietale, por në to nuk llogaritet konsumimi ditor i ujit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë