Humbjet që na bëjnë krenarë

Serbia e kishte “Betejën e Kosovës” e ne futbollin. Ata për 500 vjet e vajtuan me krenari këtë disfatë, ndërsa ne sapo kemi filluar.
Nuk ka dyshim se kur ti nuk merresh me futboll, futbolli merret me ty. Nëse kjo thënie ju duket e njohur, dijeni se nuk është ajo që e keni dëgjuar më parë. E thash unë, tani. Po e përshtat me situatën e re të krijuar. Politika më nuk është tema jonë kryesore. Politikanët aq shumë e kanë humbur simpatinë publike sa për të arsyetuar luksin e tyre prej buxheti, pra prej parave të taksapaguesve, fshihen prapa sportistëve apo fundeve të këngëtareve.
Po çfarë fundesh, do të thoni ju. Në këtë të “vapë” publike, ato pak a shumë po këndojnë nudo. Prandaj, edhe quhen VIP. Kështu quhesh kur i bënë publikisht “gjërat” të cilat zakonisht i bënë në intimitetin e shpisë. Nejse!
“Qysh nuk e ke këqyrë ndeshjen, a je normal ti? A ke taban kombëtarë ti? Me kë je ti?”, po më thoshte një prishtinas, aq shumë i pasionuar pas futbollit sa që gjithçka e sheh përmes tij. Paradigma e tij funksionon me futbollin në qendër. Jeta është futboll, politika po ashtu. Edhe çështja kombëtare. Nganjëherë është edhe anasjelltas, pra kohëve të fundit, fal politikës i ndërroi edhe ngjyrat. Ngjyrat e futbollit.
Ai është i ashpër në këto llafet sportive. Aspak sportiv. Mua më kursen pak, sepse e di që nuk ja them shumë sportit. E ai është ndryshe. Kur ka futboll, as gruaja nuk i flet rëndë, as fqinjët nuk e ngasin. Veç çuni i kërkon para. E ky i jep gjithnjë, sepse djaloshi dinak gjithnjë i veshur në fanellën e kombëtares i thotë se kësaj radhe fitorja është e sigurt, ose së paku do të kualifikohemi diku. Me fanellën e përfaqësueses de, se tash kjo është komplikuar si “çështje”.
Kohëve të fundit ai u konvertua në “Dardan”. Deri dje humbiste ndeshjet duke kënduar “O sa mirë me humbë si shqiptar”. Pastaj erdhi De Biasi dhe me raste po na ndodhën edhe fitoret. Qarqet konspirative u frikësuan se një italian sërish do të bëjë “Shqipërinë e Madhe”, prandaj me ngutë i prodhuan “Dardanët”. Si gjithçka e bërë për ngutë ata dolën të papjekur nga furra politike, por do të piqen. Humbjet do i pjekin, ashtu si edhe kuqezinjtë.
Tash nuk e kam kapë aspak ters me “Dardanët”, jo, sepse në rrafshin formal të sportit vlen parimi “Një shtet, një kombëtare”; ne dy shtete të plota jemi, dhe në disa shtete përreth kemi “aksione”. Sidoqoftë lindja e vështirë e “dardanëve” e krijoi edhe arsyetimin politik për humbjet. Si humbës të përjetshëm në sportet kolektive, tash kemi arsyetimin. Për Shqipërinë fajtorë janë kosovarët që po ikin dhe po e tradhtojnë “mamanë”, e për Kosovën janë fajtorë ata që nuk po vijnë “te mamaja”. Kështu, derisa në jetën e përditshme familjare, i dyshimti është gjithnjë babai, këtu në jetën tonë sportive dhe politike, e dyshimtë po na del mami. “Oj Kosovë oj nana ime”, këndojnë “Dardanët”, duke hapur luftën mes poleve edhe në çështjen kombëtare: pra Atdheu apo Mëmëdheu?
Kështu, pak a shumë krejt kanë faj në futbollin tonë, vetëm 11 lojtarët në fushë janë të pafajshëm. Nëse shprehemi me matematikën sportive dhe kombëtare i bie: 2X11 !
Sido që të jetë, “Dardanët” tashmë janë në lagjen tonë, të gatshëm të ndajnë barrën e rëndë në dy pjesë, të gatshëm për turrin e ri mazohist, duke përballuar me sevda zinxhirin e humbjeve nëpër stadiumet e botës, dhe dehjeve nëpër birraritë e famshme. Kështu edhe kuqezinjtë duhet të këndojnë “O sa mirë me qenë dardan o hej”, dhe anasjelltas. Qysh ka thënë i moçmi: kur lind një “Dardan”, përkunde! Është e sigurt se edhe Qeveria, edhe bashkësia ndërkombëtare, japin pare.
Gjithqysh, është shumë me rëndësi politike, me çfarë emri të përmendin në kronikat sportive anembanë globit, sidomos kur humb.
Kur je humbës i sigurt, bëhesh simpatik në përmasa globale dhe të gjithë duan me luajt me ne. Për me përmirësua raportin e golave nëpër tabela. Pastaj, kush të jep sot kënaqësinë e gjashtë apo shtatë golave, përpos Brazilit edhe Kosovës? Nejse. Me rëndësi është se publikun e kemi të mrekullueshëm. Deputetë, ministra, politikanë duke u solidarizuar japin mesazhin arsyetues: Nuk jemi vetëm ne politikanët, dështakë. Kështu jemi të gjithë. Përpos qikave të Kosovës, natyrisht. Ato po e mbajnë vëmendjen globale për kombin, andej dhe këndej Bjeshkëve të Nemuna. Por, ne nuk e pranojmë gjithsesi këtë kompleks të cilin duan të na e krijojnë politikanët tonë me reputacion të keq global. Ata, pozita, vet janë ters, në politikë dhe në sport.
Pastaj, del në skenë politika opozitare e cila i gjen krejt arsyet e humbjes, dhe njëkohësisht e shesin nëpër media idenë se bashkimi e bënë fuqinë. Skënderbeu para se të vdiste, thonë ata, i pat mbledh lojtarët e dy përfaqësueseve dhe u ka thënë: “Bijtë e mi, ka vetëm një kombëtare. Bashkimi e bënë fuqinë! Lorik, më sill ato thuprat, ato të hedhura pranë topit të rrumbullakët. Kur Loriku i solli thuprat, Skenda i tha: Provo t’i thyesh një nga një, biri im! Loriku “i theu të gjitha, lehtësisht dhe… vazhdimin e dini!
Të shuajmë shtetet dhe të bëjmë një kombëtare thonë disa. Me një kombëtare unike asnjëherë më Turqia nuk na i jep gjashtë gola në Mitrovicë, as Ukraina në Poloni, as Spanja në Shkodër… tri. Tri gola de! Do të jemi superfuqi. Nejse, se na iku filli nga ëndrrat. Po flisnim seriozisht.
Ah, tradhtia, vëlla, tradhtia, klithin disa tifozë. Edhe përçarja! Dikush më kokë më të ftohtë thotë se lojtarët duhet të luajnë pak më mirë, të bëjnë gola, sepse… nuk fitohet pa gola. Duhet, jo vetëm të marrin, por edhe të japin gol, thonë ata.
Por, askush nuk i dëgjon të arsyeshmit. Arsyeja na solli deri këtu ankohen të rinjtë. Përse ne duhet gjithnjë të jemi të arsyeshmit dhe të humburit. Duhen tope, jo vetëm top, përfundojnë ata plot emocione luftarake.
Ah, situata paraqitet kështu jemi Ne dhe Ata, madje edhe ata të tjerët. “Ne po i bie të jemi bishti”, futet në debat, plot ankesa Arifhikmeti nga Tetova dhe thotë se edha ata po japin gola për një kombëtare të tretë. E përmend diçka edhe metaforën për dy kokat e shqiponjës, të cilat sipas shpjeguesve të ëndrrave nacionale, i bie që njëra kokë të jetë Shqipëria e tjetra Kosova. E ne, thotë Arifhikmeti?
“Një ditë ne do të jemi kombëtarja e tretë”, profetizon ai, i cili pastaj plot zjarr na e shpjegon gjeopolitikën e sportit, demografinë dhe rolin e religjionit në ruajtjen e substancës kombëtare. Sidomos flet për gjeopolitikën e futbollit. “Me zjarr (sportiv) ju flas, me zjarr…!
Eh, u futa në futboll edhe unë, edhe pse fare nuk ia them kësaj teme, por si kam thënë edhe unë, më lartë, në fillim: “Kur ti nuk merresh me futboll, futbolli merret me ty”.
“O sa mirë me qenë…”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë