Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një tryeze shpalosi raportin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës. Analiza “Rruga tek paratë” kishte fokus tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale dhe kishte vështruar pesë fazat e prokurimit duke përfshirë përgatitjen e specifikacioneve, vlerësimin dhe zbatimin e kontratës.
Analiza evidentoi një numër parregullësish, evitimi i të cilave do të çonte në kursime të buxhetit për 1.9 milion euro.
Artan Canhasi nga KDI-ja tha se kishte përmirësime të dukshme të transparencës së Ministrisë së Infrastrukturës kur krahasohet me vitin 2013, kohë kur KDI-së nuk i është lejuar qasje në dokumente publike.
“’Rruga tek paratë’ asocon me atë që sot është jo vetëm percepcion, por edhe fakt dhe mendim publik vendor e ndërkombëtar, se infrastruktura e Kosovë ka qenë ndër nevojat emergjente të Kosovës ku më së shumti është investuar nga buxheti shtetëror. Por, ‘Rruga tek paratë’ është parë si mundësi e përvetësimit dhe keqpërdorimit të shumë fondeve publike, pasi që shpeshherë është raportuar për afera korruptive, prandaj duke qenë se infrastruktura rrugore edhe ashtu kanë zënë prioritet në programet qeverisëse, ne si taksapagues nuk mund të tolerojmë keqmenaxhim të mëtejme të parasë në mirëmbajtjen e tyre”, tha Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv në KDI-së.
“Në fillim të projektit, pati zotime nga Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë dhe AQP-ja për përmirësimin e transparencës. Kur ka vullnet politik është e mundur të përmirësohet gjendja. Vullneti I mirë po ashtu mund të konvertohet në kursime të cilat mund të rrisin mirëqenien e qytetarëve”, tha Ruairi O’Connell, Ambasadori Britanik në Kosovë.
Në anën tjetër, Lutfi Zharku, Ministër I Infrastrukturës theksoi se “jemi të vetëdijshëm që transparenca në prokurim është tejet kritike. Shifrat dhe shpenzimet enorme buxhetore në këtë fushë dëshmojnë për nevojën e rregullimit të kësaj fushe, ndërsa transparenca në këto transaksione do të rrisë besimin në qeveri”.
Aferat korruptive dhe mungesa e vullnetit politik për sistemin e prokurimit publik dhe sot janë të diskutueshme, pasi që ende s’kemi të zgjedhurit për të udhëhequr OSHP-në. Dështimi i zgjedhjes së tyre më së miri e dëshmon ndërhyrjen dhe pazaret politike për të dominuar institucionet e pavarura.
Ndërsa Safet Hoxha, udhëheqës i KRPP-së, theksoi se KDI përmes kontributit dhe raporteve të saj po e ndihmon punën e institucioneve. KDI ka perfeksionuar procesin e monitorimit dhe ne i shohim si partner. Në këtë drejtim ftoj edhe mediat që të bëhen pjesë e këtij partneriteti, pasi kemi të bëjmë me shpenzimin e taksave të qytetarëve.
KDI ofroi edhe një numër rekomandimesh për të përmirësuar prokurimin në Ministrinë e Infrastrukturës dhe kërkoi që në të ardhmen inspektimi në terren të bëhet gjatë vlerësimit të kontratës dhe jo pas nënshkrimit të saj; Procesi i prokurimit të fillojë menjëherë me miratimin e buxhetit; Të mos lejohen shërbime shtesë, të cilat kalojnë vlerat e kontraktuara; dhe nga KRPP kërkoi që të shtojë monitorimin për kontratat e mëdha.
KDI në kuadër të këtij projekti ka prodhuar edhe raport të detajuar për aktivitetet e prokurimit në AQP dhe pritet të publikojë së shpejti edhe raportin për Ministrinë e Shëndetësisë.
Ky projekt është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?