LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën tre persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 257 raste të reja

Humbin jetën tre persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 257 raste të reja
Foto: Arkiv

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 257 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.”, njofton MSH.


MSH gjithashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.

Në total numri i rasteve aktive është 3.057.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportet e datës 23 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 99 pacientë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori