LAJMI I FUNDIT:

Humb 75 kilogram për tu martuar me mashkullin e ëndrrave, ja si duket sot (Foto)

Humb 75 kilogram për tu martuar me mashkullin e ëndrrave, ja si duket sot (Foto)

Një grua që dikur nuk kishte edhe aq shumë fat në dashuri, më në fund është martuar me njeriun e ëndrrave të saj, pasi përgjithmonë i tha lamtumirë ushqimit të yndyrshëm dhe arriti të humb më shumë se 75 kilogram.

Pesha 2

Michelle Pardo 26-vjeçe nga New Jersey, që dikur ishte e varur nga ushqimi kalorik, ka arritur të humb mbi 75 kilogram duke e transformuar trupin e saj me atë të një modeleje, ndërsa arsyeja kryesore e kësaj sakrifice ishte fakti se ajo vazhdimisht kishte probleme me marrëdhënie të dështuara, transmeton Telegrafi.


Pesha 3

E pakënaqur me rrjedhën e jetës, Michelle dikur ishte në gjendje të kalonte ditën duke ngrënë, ndërsa natën duke fshirë lotët nga pakënaqësia që askush nuk dëshironte të ishte në një lidhje serioze me të.

Pesha 1

Por pasi i është nënshtruar një diete strikte të njohur si VSG, dhe ushtrimeve të rregullta në palestër, ajo arriti të transformojë trupin e saj dhe brenda pak muajve krijoi linja trupore që shumëkush do t’ia kishte lakmi.

Pesha 4

Pas sakrificës së bërë, asaj i propozoi fejesës i dashuri i saj Sean, ndërsa më 22 prill të këtij viti dyshja u martuan duke lënë më gojëhapur dasmorët kur u paraqit me fustan nusërie.

Pesha 5

“Gjithmonë kam qenë disi e plotë, më kujtohet se gjashtë vjeçare kur kthehesha nga shkolla vrapoja në kuzhinë për të ngrënë. Kam ëndërruar që në fëmijëri që një ditë të takoj princin e ëndrrave, dhe më në fund kjo ëndërrua më është shndërruar në realitet”, ka deklaruar Michelle. /Telegrafi/