LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një punëtor nga Shkupi

Humb jetën një punëtor nga Shkupi

Dyzet e tetë vjeçari nga Shkupi ka humbur jetën pas rrëzimit të tij në një objekt në Strugë.

“Dje pasdite, rreth orës 14:50 është denoncuar se nga kulmi i objektit të një firme private që gjendet në zonë industriale në rrugën magjistrale Strugë-Qafëthanë, prej një lartësi 8.5 metra punëtori V.S (48) është rrëzuar dhe ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi policor nga Struga, ndërsa nga Prokurori Publik është dhënë urdhër që trupi të çohet për autopsi./Telegrafi/