LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një foshnjë nëntë muajshe në Shtip

Humb jetën një foshnjë nëntë muajshe në Shtip

Në stacionin policor në Shtip, sot herët në mëngjes nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë është njoftuar se në rrugën Zhelezniçka, një foshnjë 9 muajshe ka ndërruar jetë.

Zëdhënësja e SPB-së Shtip informon se zyrtarët policorë në SPB-Shtip kanë kryer hetim në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në të njëjtën ditë rreth orës 03:00, 32 vjeçarja E.M. nëna e foshnjës ka vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete pas çka ka kërkuar ndihmën e shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i foshnjës është dhënë për autopsi.