LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga coronavirusi

Hulumtimi amerikan: Një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga coronavirusi

Një studim i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga coronavirusi.

Është përcaktuar se vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë e shtrimit në spital dhe rrezikun e vdekjes, madje kjo vlen edhe për llojin delta shumë ngjitës të coronavirusit.

Studimi nga muaji prill deri në mes të korrikut të këtij viti përfshiu 600 mijë njerëz që rezultuan pozitivë për coronavirus në 13 shtete amerikane. Vlen të përmendet se në Shtetet e Bashkuara në fillim të verës kishte gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar me llojin delta të virusit.


U vu re se ata që nuk ishin të vaksinuar kundër COVID-19 kishin 4.5 herë më shumë të ngjarë të infektoheshin, se kishin 10 herë më shumë të ngjarë të shtroheshin në spital dhe se kishin 11 herë më shumë gjasa të vdisnin.

“Vaksinimi funksionon. Është vija e fundit. Ne kemi mjete shkencore dhe ne duhet t’i përdorim ato për të luftuar këtë pandemi”, tha drejtori i CDC Dr. Rochelle Walensky duke iu drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Një prej zbulueseve të vaksinës AstraZeneca tregon kategorinë e njerëzve që duhet të marrin dozën e tretë
Lexo po ashtu Një prej zbulueseve të vaksinës AstraZeneca tregon kategorinë e njerëzve që duhet të marrin dozën e tretë

Ky studim, rezultatet e të cilit u botuan dje, më 10 shtator, zbuloi se efektiviteti i mbrojtjes nga vaksinimi zvogëlohet me kalimin e kohës. Në pranverë ishte 98 për qind dhe tashmë në muajin qershor dhe korrik 78 për qind.

Shkencëtarët nuk janë të befasuar nga kjo, duke kujtuar se askush nuk ka pohuar ndonjëherë se vaksinat janë ideale, por se pandemia është shtypur duke vaksinuar një numër të madh njerëzish. Sipas Walensky, 90 për qind e atyre të shtruar në spital për coronavirus janë ata që nuk janë vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori