Huliganët e klubeve Olympiacos dhe Buduqnost, kanë vajtuar të mërkurën terroristët serbë të vrarë të dielën në Banjskë.
Tifo-grupi “Varvari” që shquhet për qëndrim proserb, ka paraqitur emrat e tre terroristëve të vrarë serbë.
Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”. “Varvari” është tkurrur në dhjetëra përkrahës në vitet e fundit, ndërsa edhe ndaj Llapit kishin bërë provokime të kësaj natyre.
Pas disa orësh edhe tifozët e Olimpiacosit kanë shfaqur një banerku shkruhej: “Kosova është Serbi”.
Grupi i ultrasve “Gate 7” ishin ata që shfaqën këtë baner, ndërsa njihen për vëllazërinë e tyre me tifozët e Crvena Zvezdës. /Telegrafi/
Tonight during their match vs Aris, Olympiacos Ultras “Gate 7” unveiled a “#Kosovo is serbia” banner, a Red Star Ultras Group “Delije” banner and repeatedly shouted racist chants.
Disgraceful behavior.@uefa @FIFAcom pic.twitter.com/TfXc2QFPPA
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 27, 2023