Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Huesca në xhiron e 32-të La Ligas.

Katalunasit këtë ndeshje e luajtën me shumë lojtarë të rinj dhe të tjerë që kanë pasur pak minuta këtë sezon.


Ishte Barça ajo që rrezikoi e para me anë të Ousmane Dembele (16') dhe Samuel Umtiti (19'), ndërsa Huesca provoi me Eric (42'), por asnjeri nuk arritën të shënojnë dhe 45 minutat e parë përfunduan me rezultat 0-0.

Ousmane Dembele (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Eric (52') tentoi edhe një herë golin, por Marc-Andre ter Stegen tregoi reflekset e tij. Skuadra e Ernesto Valverdes tentoi me Malcomin (58') dhe Carles Alena (58'), por asnjëri nuk arriti golin.

Në minutat e mbetur nuk kishte ndonjë shans serioz për gol dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Kevin Prince Boateng (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj ndeshje Barcelona renditet në vendin e parë me 74 pikë, ndjekur nga Atletico Madridi me 62 pikë, por me në ndeshje më pak. Huesca renditet e fundit në La Liga me 25 pikë dhe në xhiron e radhës luajnë ndaj Rayo Vallecanos.

Barcelona në javën e ardhshme luan ndaj Real Socieddit. /Telegrafi/

telegrafi sport app