Huesca – Barcelona, formacionet zyrtare: Katalunasit me shumë ndryshime, Todibo debuton

Lideri aktual i La Ligas, Barcelona do të përballet me Huescan në udhëtim në javën e 32-të.
Do të jetë në fakt një takim mes skuadrës së fundit në renditje dhe asaj të parës.
Për këtë takim trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka bërë shumë ndryshime duke pushuar lojtarët kryesorë.
Nga minuta e parë në këtë sfidë do të debutojë mbrojtësi i ri francez Todibo, ndërsa vend në formacionin bazë ka edhe për Riqui Puig, Carles Alena, Wague, e Murillo.
Formacionet zyrtare:
Huesca: Santamaria, Miramon, Etxeita, Pulido, Galan, Juanpi, Rivera, Gomez, Avilla, Gallego, Ferreiro.
Barcelona: Ter Stegen, Todibo, Umtiti, Murillo, Vidal, Alena, Puig, Boateng, Wague, Malcom, Dembele. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































