Manchester Unitedi ka dështuar të fitojë në udhëtim te Huddersfield Toën pasi ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë gjasat edhe matematikisht të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm me barazimin ndaj ekipit të rënë nga liga.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Isaac Mbenza (60') për vendasit dhe Scott McTominay (8') për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve Christopher Schindler që u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e mysafirëve Luke Shaw, i cili pas gabimit tek goli i barazimit u notua me 5.8.

Huddersfield:

notat man utd e1557069364168

Man Utd:

notat man utd 1 e1557069385478

/Telegrafi/

telegrafi sport app