Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim ndaj Huddersfield Toën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Qytetarët e Pep Guardiolas kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier, duke i qëndruar afër liderit Liverpoolit në vetëm katër pikë.


Golat në këtë fitore të Cityt u shënuan nga Danilo (18'), Raheem Sterling (54') dhe Leroy Sane (56').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi brazilian Danilo, i cili u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët ishte mesfushori vendas, Jason Puncheon, që u notua me 5.0.

Man City:

notat man city 2 e1547998810954

Hudderfield:

notat man city 3 e1547998835995

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app