LAJMI I FUNDIT:

HTC shet 15 mijë njësi të Vive për 10 minuta

HTC shet 15 mijë njësi të Vive për 10 minuta

HTC së fundmi i ka lëshuar kufjet e saj të realitetit virtual HTC Vive për para-porosi, dhe kompania tani ka thënë se ka arritur të shesë mbi 15,000 njësi të kësaj pajisje për vetëm 10 minuta.

Shen Ye nga HTC  ka njoftuar se shuma e para-porosive për HTC Vive ka arritur një rekord, pasiqë mbi 15 mijë njësi janë shitur në 10 minutat e para, pas vendosjes për para-porosi.


HTC Vive është një nga modelet më të shtrenjta të kufjeve VR në treg me çmime duke filluar nga 799 dollarë. Kështu që do të jetë interesante për të parë se sa para-porosi ata marrin pas debutimit të pajisjes në treg.