Rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan që kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990.
Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambicjet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi i islamizmit radikal, njohës të zhvillimeve ballkanike, ndër ta edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee ofrojnë alternativa për angazhimin amerikan në të ardhmen në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë.
Është koha që Ballkani të trajtohet si një përparësi për politikën e jashtme amerikane, shprehet analisti Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.
“Një Evropë e preokupuar me presione të brendshme në Bashkimin Evropian, e rënduar nga një krizë e gjatë ekonomike dhe nën presionin e rrymave të ekstremit të djathtë, nuk ka arritur të bëjë sa duhet për të ndihmuar Ballkanin në rrugën e reformave”, shprehet Serwer.
Ai propozon një angazhim të profilit të lartë në administratën amerikane.
“Propozoj që të ngarkohet zyrtarisht nënpresidenti amerikan me detyrën e portofolit ballkanik,” thotë Daniel Serwer.
Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, i angazhuar nga afër së fundmi me Ballkanin Perëndimor, thotë se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre.
“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetet e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime. Nëse këta udhëheqës nuk lejohen në takime dhe qarqe të caktuara dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në zhvillimet e këtyre vendeve”, tha ai.
Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, diplomati i lartë thotë se ka rëndësi rezultati:
“Ne nuk do të kënaqemi si partner i Shqipërisë me një zbatim të pjesshëm ose me mungesë zbatimi, prandaj do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria, partitë politike, anëtarët e parlamentit, që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, por vendosja e sundimit të ligjit, arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin”, tha Yee.
Pas vizitës së fundit në Ballkan, komentet e zyrtarit të lartë që Serbia nuk mund të ulet në “dy karrige”, duke nënkuptuar perëndimin dhe Rusinë, ngjallën reagime të shumta.
Yee i sqaron edhe një herë komentet e tij.
“Me rëndësi për Serbinë është që, nëse vërtetë synimi i saj strategjik është futja në Bashkimin Evropian, atëherë duhet ta ndjekë këtë synim në një formë që nuk le asnjë dyshim mb aspiratat e saj të vërteta. Ajo nuk duhet të lërë përshtypjen se tërhiqet nga dy forca njëkohësisht: njëra në Lindje, tjetra në Perëdim. Ka rëndësi të pranojmë se Rusia ka një vizion krejt tjetër për Ballkanin, përfshirë Serbinë, se sa Perëndimi. Këto vizione nuk përputhen”, tha Yee.
Zyrtari i lartë amerikan shprehet se Kosova dhe Serbia mund të dërgojnë një mesazh të qartë se kanë vullnetin politik për të marrë vendimet e vështira politike që nevojiten për të dyja vendet, në takimet e ardhshme mes palëve në kuadër të dialogut dypalësh.
Yee thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e dialogut, por shton se përgjegjësia e parë është mes dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë.
Në Kosovë, ashtu si kudo tjetër në Ballkan, e ardhmja është në duart e shoqërive ballkanike, shprehet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Yee. Ai shprehet se politikat amerikane në të ardhmen duhet t’i shërbejnë rritjes së kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësve në Ballkan për të përmbushur rolin që kanë marrë përsipër para qytetarëve të tyre.
Analisti Daniel Serwer paralajmëron se Amerika nuk mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, pasi Rusia e ka bërë të qartë se ka ambicje për influencë në Ballkan dhe po mbështet rryma dhe individë që kërcënojnë paqen në rajon.
“Duhet të pengojmë tendencat keqbërëse të Rusisë duke ulur vartësinë e Ballkanit tek gazi rus dhe duke ndëshkuar ata që financojnë udhëheqës ballkanikë të cilët kërcënojnë paqen,” thotë zoti Serwer.
Analisti flet me shqetësim edhe për mundësinë e ndërhyrjeve ruse në proceset zgjedhore në Ballkan.
Serwer thotë se Amerika duhet të ofrojë konsulencë për këto vende që të mbrojnë integritetin e zgjedhjeve. Një tjetër sfidë që kërkon vëmendje të menjëhershme: propaganda ruse.
“Prej vitesh është folur për të mbyllur shërbimet e gjuhëve ballkanike të Zërit të Amerikës, por është koha të kuptojmë se kemi një problem serioz në sferën mediatike, si rezultat i aktivitetit rus dhe duhet të kemi aftësinë të përgjigjemi”, tha Serwer.
Serwer diskuton një numër nismash diplomatike, me kosto relativisht të ulët, por që kanë dëshmuar sukses deri tani, ndër to lidhje direkte me institucione e struktura amerikane, si forcimimin e lidhjeve mes gardës kombëtare të Ajovas dhe Kosovës. Ai flet gjithashtu për rëndësinë që të kishte një traktat tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe rajonit, për t’u dëshmuar popullsive të Ballkanit se ky rajon mbetet me rëndësi për Amerikën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale