Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ku diskutuan për punët dhe angazhimet që e presin qeverinë e re.
Hoxhaj shprehu gatishmërinë e qeverisë për thellim të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, ndërkohë që e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit britanik për Kosovën.
Hoxhaj ka folur për angazhimet e kësaj qeverie duke thënë se vendin e presin sfida të mëdha pasi që kemi humbur shumë kohë në tre muajt e fundit. Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për shpejtësi dhe dinamikë të re.
“E prita ambasadorin O’Connell, i cili është mbështetës i madh i Kosovës, sikurse edhe vendi i tij. Arsyeja e vizitës ishte marrja e detyrës së re, dhe pritjet që ka kjo qeveri meqë ne kemi humbur shumë kohë këta tre muajt e fundit, vendin e presin sfida të mëdha dhe meqë ne duhet ta kemi një shpejtësi dhe një dinamikë të re”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkaq, O’Connell ka theksuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për Kosovën, duke thënë se është interes i përbashkët që Kosova të ketë prosperitet, stabilitet dhe siguri. Ai ka thënë se është e rëndësishme që punët konkrete të nisin menjëherë.
“Vizitova mikun tim, tash zëvendëskryeministër Hoxhaj, në fillim të mandatit të qeverisë. Kam theksuar prapë që Kosova dhe Britania kanë interesa të përbashkëta, që dëshirojmë të shohim një Kosovë stabile, prosperuese dhe të sigurt. Mendoj që është shumë me rëndësi që punët konkrete të fillojnë. Në kemi interes sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, dhe i kam ofruar qeverisë së Kosovës mbështetjen e qeverisë britanike”, ka deklaruar O’Connell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës