LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj priti ambasadorin Dinosha, shenjë e raporteve të mira me Malin e Zi

Hoxhaj priti ambasadorin Dinosha, shenjë e raporteve të mira me Malin e Zi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në detyrën e tij të re.

Më këtë rast, ministri Hoxhaj i ka ofruar ambasadorit Dinosha gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta mbështetur punën e tij në Kosovë.

“Kënaqësi ta pres sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. I urova mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri diplomatik në Kosovë. Ardhja e tij është shenjë e raporteve të mira ndërfqinjësore që kemi”, ka thënë Hoxhaj.


Nga ana tjetër ambasadori Dinosha, shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Kosovë, i emëruar  ambasadori i parë i Malit të Zi, ndërsa ka theksuar se do të japë kontributin e tij maksimal për thellimin e bashkëpunimit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të dy palët u pajtuan se Mali i Zi dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e përbashkët në rrugën e integrimeve euro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori