Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës se po e saboton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke akuzuar se të drejtat e serbëve të Kosovës po shkelen në baza ditore.
“I tmerruar me komentet nxitëse, ndërhyrëse, dhe të pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën. Qëndrimet e Ministrit të Jashtëm rus janë të dëmshme për bashkëpunimin dhe dialogun rajonal”, ka thënë Hoxhaj. “Serbia duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bashkësisë ndërkombëtare demokratike apo ’a përafrojë besnikërinë e saj ndaj Rusisë dhe shteteve jodemokratike”.