LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në takim me bizneset në Suharekë: Do t’i sanojmë dëmet nga pandemia në sektorin privat që në 100 ditëshin e parë të qeverisjes

Hoxhaj në takim me bizneset në Suharekë: Do t’i sanojmë dëmet nga pandemia në sektorin privat që në 100 ditëshin e parë të qeverisjes

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj sot ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Bizneseve në këtë qytet.

Gjatë takimit me 40 ndërmarrës të bizneseve të sektorëve të ndryshëm, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja si parti e qendrës së djathtë, në qendër të programit të saj zhvillimor e ka vendosur mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat paraqesin shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ishte kënaqësi të takoj ndërmarrësit e Suharekës dhe të bisedoj me ta për programin ekonomik të PDK-së dhe Qeverisë që do ta udhëheqim. Natyrisht se ne e kemi një vizion të qartë se çka po ndodhë me zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kam marrë ide dhe proprozime konkrete nga bizneset dhe PDK-ja do të dalë me program të plotë ekonomik për sektorin privat, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe do të bëj përpjekje që këto kërkesa të jetësohen në 100 ditëshin e parë”, ka thënë Hoxhaj.


Tutje, ai ka thënë se qëllimi i këtyre masave është eliminimi i procedurave burokratike për bizneset, sidomos për krijimin e bizneseve të reja duke krijuar një skemë e cila ka për synim të mbështesë kryesisht ndërmarrësinë te të rinjtë.

Po ashtu, ai foli edhe për të mbështetjen e punëtorëve në sektorin privat, trajtimin e dinjitetshëm dhe mbrojtjen me ligj të të drejtave të tyre.

Sipas tij, përmes këtyre masave synohet të bëhet financimi i programeve të ndryshme të edukimit dhe të trajnimit për ndërmarrësit dhe për personelin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të rritjes së kulturës ndërmarrëse dhe të pajisjes me njohuri rreth praktikave moderne të menaxhimit.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori