LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Kroaci: Konfirmohet partnerieti bilateral dhe rajonal mes dy vendeve (Video)

Hoxhaj në Kroaci: Konfirmohet partnerieti bilateral dhe rajonal mes dy vendeve (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, Kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier.

Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimet evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifik për të cilat Republika e re e Kosovës ka shumë nevojë të përfitoj nga Kroacia.


Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier, janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm bilateral për Kosovën dhe me kolegët e mijë në Zagreb kam folur për një thellim të marrëdhënieve tona politike dhe të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit në të ardhmen të një forumi të përbashkët të investimeve dhe tregtisë në Prishtinë. Po ashtu, Kroacia është edhe një partner rajonal që shtrihet në Evropën Juglindore dhe temat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë kanë qenë temë e shkëmbimeve tona. Sikurse ky shtet si anëtar i BE-së dhe NATO-së do të jetë një mbështetës i fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës por edhe të zbatimit të një marrëdhënie të re me NATO-në që e kemi krijuar nga dhjetori i vitit të kaluar”, ka thënë Hoxhaj.

Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp ku kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstiçeviq me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori