Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë.
Hoxhaj, në Konferencë të pranishmëve, nga ku kishte edhe shtetar të NATO-s, tha se Kosova e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
Por, Hoxhaj gjithashtu foli edhe për sigurinë në Ballkan, këto 15 vjet që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë! Ishte kënaqësi sot të isha panelist në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, së bashku me politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, ku ndamë mendimet tona rreth kërcënimeve të sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së Kosovës në institucionet atlantike!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencë.
Fjalën e mbajtur në Konferencë, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook.
“Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë për shkak të rikthimit të historisë me përbindëshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj tutje.
Ai, gjithashtu tha se tensionet në rajon janë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të mospërmbylljes së konflikteve si rezultat i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB, gjë që Rusia, sipas tij, e ka përdorur këtë situatë për ta luftuar diplomatikisht perëndimin dhe Kosovën globalisht!
“Për shkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj në Konferencën që u mbajt në Tiranë.
“Lufta në Ukrainë solli një rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka një politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së! Në një situatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet po aq sa fqinjët tanët!”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Iu gjetën dhe u sekuestruan disa armë në një veturë të parkuar në një pompë derivatesh në Deçan, dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Mickoski: BDI nëse ka prova kundër Mexhitit t’i dorëzojnë ato

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri