LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve të Qeverisë Kurti, do të mbetemi pa aleatë

Hoxhaj: Me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve të Qeverisë Kurti, do të mbetemi pa aleatë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti.

“Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një mos koordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj, gjithashtu tha se deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë, siç u shpreh ai.


“Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Në fund të reagimit të tij, Hoxhaj tha se përgjegjësia e plotë për këtë i takon kësaj qeverie, dhe u shpreh se “do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve!”. “Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori