LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj pjesë e Samitit Botëror të Qeverive në Dubai

Hoxhaj pjesë e Samitit Botëror të Qeverive në Dubai

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj nga sot do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili po zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Samiti Botëror i Qeverisë është një platformë për qeveritë e mbarë botës, ku marrin pjesë dhe angazhohen në diskutime globale mbi formësimin e së ardhmes së njerëzimit.

Aktualisht deputeti i PDK-së, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është ftuar të marrë pjesë në këtë Samit nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ekonominë Dixhitale dhe Aplikimet e Punës në Distanca, i Emirateve të Bashkuara Arabe, Omar Sultan Al Olama.


Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tregoi se do të marrë pjesë në këtë Samit, i cili këtë vit trajton “temën e qeverive të së ardhmes, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, si dhe shkëmben ide për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të qeverive në tërë botën.”.

Në këtë Samit, në dekadën e fundit kanë marrë pjesë liderë globalë si Barack Obama – Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, Narendra Modi – Kryeministri i Indisë, António Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kristalina Georgieva – Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Profesori Klaus Schwab – Kryetar Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Ray Dalio, Elon Musk, Reid Hoffman dhe shumë të tjerë.

Hoxhaj, edhe viteve të kaluara ka qenë pjesëmarrës në këtë Samit botëror, i cili ka trajtuar tema të rëndësisë gjeopolitike dhe ekonomike globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori