LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Viti 2018, duhet të jetë vit i lëvizjes së lirë së qytetarëve

Hoxha: Viti 2018, duhet të jetë vit i lëvizjes së lirë së qytetarëve

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka theksuar se ka qenë këmbëngulëse që nga dita e parë në krye të kësaj ministrie që duhet të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi, si vendim i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë për përmbylljen e këtij procesi, sepse sipas saj, kështu do t’iu mundësohej qytetarëve lëvizja e lirë gjatë vitit 2018.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:


“Plotësimin e kushtit të mbetur për liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e kam kërkuar që nga intervistat e para si Ministre e Integrimit Evropian, si të domosdoshme. Ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, miqtë ndërkombëtar dhe institucionet ekzekutive të vendit tonë, pa dallim, të angazhohemi për përmbylljen me sukses të ketij procesi. Ditët po ecin ndërsa çdo vonesë na pamundëson liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018. Ftoj dhe lus të gjitha institucionet që të përmbyllet ky proces dhe t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë. Qytetarët tanë nuk meritojnë izolimin e aq më pak kur ky izolim vjen si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm. Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese. Le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori