Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti i cili gjatë qëndrimit në festivalin e Cannes në Francë tha se të gjithë të pranishmit që i ka takuar kishin njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet.
Hoxhaj në llogarinë e saj në Facebook shkroi se Kosova që nga koha e ish ministrit të Kulturës, Memlit merr pjesë edhe në Bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut, është pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian.
“Më vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pasë progres edhe kultura. Sa ishte Memli Krasniqi, Ministër në MKRS kinematografia dhe fushat tjera të kulturës kanë përjetu ndryshime të mëdha pozitive. Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin. Qe ajo kohë kur Kosova prezantohet në Cannes e në të gjitha festivalet prestigjioze të filmit në botë”, ka shkruar deputetja Eliza Hoxha në faqen e saj në Facebook.
Deklarata e plotë e deputetes Eliza Hoxha:
Interesante…
Kryeministri qenka mburrë me faktin se në Festivalin e Cannes krejt paskan njohuri për kinematografinë kosovare dhe Kosovën si shtet. Me vjen mire që u dasht me shku ai atje e m’i kallxu të huajt që në këto 20 vjet – që ai i sheh krejt zi, është punu shumë me pas progres edhe kultura.
Sa ishte Memli Krasniqi, ministër në MKRS kinematografia dhe fushat tjera të kulturës kanë përjetu ndryshime të mëdha pozitive. Në fakt ishte gjatë mandatit të tij kur kultura kosovare nisi ndërkombëtarizimin. Qe ajo kohë kur Kosova prezantohet në Cannes e në të gjitha festivalet prestigjioze të filmit në botë. Kosova që nga koha e Memlit merr pjesë edhe në bienalen më të madhe të artit dhe arkitekturës siç është Bienalja e Venedikut, është pjesë e Parlamentit Kulturor Evropian – e një nga sesionet e tij u mbajt edhe në Kosovë pikërisht gjatë mandatit të tij. Ka edhe shumë e shumë ngjarje të tjera kulturore që Kosova ka qenë pjesë e tyre e ka shënuar suksese por që atëkohë gjithcka në sytë e Kurtit dukej vetëm zi.
Është pikërisht koha e Memlit si ministër i MKRS kur është rritë dukshëm buxheti për kulturën, gjë që ka ndiku që artistët tanë me pasë ma shumë mundësi të krijojnë e të prezantohen në skenën botërore të kulturës.
Ka me i ra kryeministrit hala me u mburrë me punët e mëdha që janë kry kur ai e shihte krejt zi Kosovën.
Dhe për fund…
Me vjen mirë që kryeministri ka shkuar i shoqëruar me gruan e tij atje…çështja është që dikur po të shkonte ndonjë Ministër a Kryeministër me grua e fëmijë do flitej e zhurmohej për shpenzim të parasë publike për familjarë ndërsa sot kjo sot quhet civilizim e kulturë si për kryeministrin e qe besa njejtë edhe për presidenten.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vula dhe logoja e PD, Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë: Kanë ndryshuar pozitat

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze

Ka nisur numërimi i votave me kusht – KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës