Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmack, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve dhe informoi për fushatën për liberalizimin e vizave dhe masat për zbatimin e MSA-së.
Sipas një njoftimi, ministrja Hoxha vlerësoi lartë përkrahjen e fuqishme nga Suedia, edhe me rastin e votimit të fundit në Parlamentin Evropian, por, theksoi ministrja, ne kemi ende nevojë për përkrahje në përshpejtimin e hapave për procesin integrues.
“Angazhimi ynë për liberalizimin e vizave është i pandalshëm, fushata jonë tashmë ka filluar. Suedia ka vlerësuar dhe po e vlerëson angazhimin tonë për liberalizimin e vizave, të arriturat por edhe sfidat tona në procesin integrues, andaj, presim të kemi përkrahje për lëvizjen e lirë dhe përshpejtimin e procesit integrues”, theksoi Ministrja, duke vënë në pah edhe zbatimin e reformave të duhura për procesin integrues si masat e ndërmarra në kuadër të MSA-së.
Ndërkaq, siç thuhet më tej, ambasadorja Hernmack shprehu respekt për punën që zhvillohet rreth liberalizimit të vizave dhe procesit integrues, duke përgëzuar angazhimin e Ministres Hoxha dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo ka theksuar se do të mbështes fuqishëm përkushtimin e deritashëm të paraardhësit të saj, për arritjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës drejt familjes evropiane.
“Ambasadorja vuri në dukje po ashtu se është e lumtur që do ta ketë rastin e thellimit të marrëdhënieve të deritashme të shkëlqyera ndërmjet dyja vendeve, në veçanti tash, kur Kosova gjendet në prag të liberalizimit të vizave. Suedia, theksoi znj. Hernmack, qëndron dhe do të qëndroj krah qytetarëve të Kosovës, duke ofruar edhe përkrahje për liberalizimin e vizave dhe procesin integrues”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime