LAJMI I FUNDIT:

Hoxha pas takimit me eurodeputetët: Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues

Hoxha pas takimit me eurodeputetët: Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të lartë të Parlamentit Evropian, të cilit i printe David McAllister, ku u vlerësuan procesi integrues dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

“Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Postimi i plotë


“Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) njëherësh raportues për Serbinë, z. David McAllister, ishte rast  për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në.

Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së.

Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë.

Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues.”

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori