Në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur për miratim tri kërkesa. Të tri kërkesat u miratuan, më pastaj Ministrja Hoxha ka informuar Kabinetin qeveritar lidhur me të gjeturat e raportit të vendit për Kosovën 2018.
Kërkesa e parë për miratim, kishte të bënte për “Dhënien e autorizimit nga Presidenca për nënshkrimin e plotësim-ndryshimit të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, e dyta, për miratimin e projektligjit për “Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, dhe e treta, është paraqitur për miratimin në parim nga Qeveria të “Marrëveshjes ndërmjet qendrës rajonale të mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Republikës së Kosovës për statusin ligjor të qendrës rajonale të mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe zyrës së saj përfaqësuese në Kosovë”.
Ministrja Hoxha ka bërë edhe informimin e Kabinetit qeveritar lidhur me të gjeturat e raportit të vendit për Kosovën 2018.
“Procesi i integrimit në BE, nuk është vetëm një çështje politike dhe ekonomike por, mbi të gjitha, është një çështje ligjore. Në të vërtetë, procesi i përafrimit të legjislacionit është puna më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse në procesin e anëtarësimit. Prandaj, duke qenë të vetëdijshëm për këtë proces shumë të ndërlikuar dhe sfidues, shfrytëzoj rastin që tu bëjë thirrje të gjithë kolegëve të kabinetit qeveritar që në përputhje me rekomandimet e dhëna nga raporti i vendit të ndërmerren masat e nevojshme që hap pas hapi, të vijohet me përafrimin e mëtejmë të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së”, theksoi Ministrja Hoxha.
Vlen të theksohet që në bazë të analizës së bërë, theksoi Ministrja, ka rezultuar që çështja e kompletimit të kornizës ligjore mbetet sfidë serioze në periudhën vijuese.
“Parimisht, analiza ka identifikuar mbi 70 akte normative (ligje apo akte nën-ligjore) për të cilat pritet të adresohen rekomandimet konkrete të dhëna nga ana e Komisionit Evropian. Me qëllim të lehtësimit të adresimit të këtyre rekomandimeve, MIE ka përpiluar tabelën njoftuese me informatat e duhura”, theksoi Ministrja Hoxha.
“Adresimi i këtyre rekomandimeve, ndër tjerash do të mundësojë vlerësim pozitiv në kontekst të detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja, me ç’rast do e forcojë pozitën e Kosovës në rast të aplikimit eventual për status të kandidatit të BE-së. Andaj, bazuar në këtë listë rekomandimesh, secili institucion duhet të parasheh përafrimin e mëtejmë të akteve normative me acquis të BE-së, në planifikimet e tyre institucionale”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ministrja ofroi gatishmëri të plotë për udhëzime shtesë dhe dhënie të ekspertizës profesionale me qëllim të planifikimit më të mirë, më real dhe profesional të përafrimit të legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/qeveria1-780x439.jpg)
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?
![Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fshihej-780x439.jpg)
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-e-ks.jpg)
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër