LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në Portugali: Ne besojmë në vizionin e BE-së, si alternativë e vetme e vlerave të qëndrueshme

Hoxha në Portugali: Ne besojmë në vizionin e BE-së, si alternativë e vetme e vlerave të qëndrueshme

Konferenca Globale Horasis, e cila po mbahet në Portugali, në prani të qindra pjesëmarrësve nga dhjetëra vende të botës, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar në panelin me temën: Udhëheqja e botës jashtë baraspeshës, duke cekur rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe rritjen e mirëqenies së qëndrueshme në botë.

“Ndërsa kemi shqetësime për brishtësinë e paqes globale dhe stabilitetit në dritën e rritjes së populizmit, ndarjeve ekzistuese ekonomike, ne gjithashtu e dimë se integrimi dhe hapja mbetet atuja jonë më e mirë për të ardhmen. Vetëm duke qenë i hapur me njëri-tjetrin dhe duke u bashkuar me përpjekjet, mund të jemi në gjendje të zgjidhim në mënyrë efektive sfidat e përbashkëta me të cilat ballafaqohemi”, potencoi Hoxha.

Më tutje, në fjalën e saj, ministrja ceku rëndësinë e qeverisjes gjithëpërfshirëse, në veçanti pjesëmarrja e barabartë dhe përfaqësim adekuat i grave, sepse, shtoi ajo, kur gratë janë pjesë e forcës së punës – ekonomitë përparojnë, kur ato janë pjesë e proceseve sociale – shoqëritë rriten dhe kur ato janë pjesë e proceseve të negocimit të paqes, paqja ka më shumë gjasa të jetë e qëndrueshme.


Hoxha ceku rolin e palëkundur që BE-ja ka luajtur historikisht në nxitjen e bashkëpunimit të bazuar në interesa reciproke, duke i kthyer armiqtë e mëparshëm në aleatë, duke inkurajuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe duke e mbajtur paqen në Evropë për më shumë se 70 vjet. Duke përjetuar një luftë të tmerrshme dy dekada më parë, ne jemi të kujdesshëm ndaj çdo tendence që kërcënon kthimin e të kaluarës, potencoi ministrja, duke shtuar se BE-ja ofron alternativën e vetme për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ne kemi nevojë për një BE të fortë dhe kohezive.

“Perspektiva e integrimit në BE vazhdon të jetë një imperativ i fortë për Kosovën, si dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, që t’i nënshtrohen reformave në sistemin politik dhe ekonomik dhe të shërbejë si platformë për bashkëpunimin rajonal. Nën udhëheqjen e BE-së ne jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi të gjitha këtyre proceseve të gjata dhe të përmbushim të gjitha kriteret që na bëjnë të pranueshëm për anëtarësimin në BE – sepse ne besojmë fort në vizionin e BE-së si rruga e vetme për paqe dhe stabilitet”, tha Hoxha.

Ne mbetemi të përkushtuar për të përmbushur marrëveshjen tonë ndërsa ecim në rrugën tonë të integrimit në BE, vuri në pah Hoxha, por mbështetemi në aftësinë e BE-së për të adresuar çështjet e saj të brendshme, në mënyrë që të flitet me unitet për vlerat që ne të gjithë përpiqemi të përqafojmë dhe mbrojmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori