Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur negativisht kryeministrit Isa Mustafa sa i përket thirrjes së tij për ta formuar një komision i cili do ta bëjë matjen e territorit të Kosovës.
Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Ylli Hoxha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka thënë se kryeministri ka filluar të bëhet shumë jo serioz në trajtimin e shumë prej çështjeve që janë detyrë e tij.
“Nuk është çështje matja e territorit. Çështje është marrëveshja e keqe që e kanë bërë dhe e ka pranuar ky kryeministër. Këtë marrëveshje nuk e ka ndërtuar ky, por e ka bërë paraardhësi i tij Hashim Thaçi dhe ky e ka pranuar si akt të kryer dhe ne tani duhet ta përpijmë. Kjo shoqëri qartazi ka treguar se nuk do ta pranoj marrëveshjen aktuale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare”, ka deklaruar Hoxha.
I pyetur për procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve në Drenas, Hoxha ka thënë se është shumë e rëndësishme që tani në ish bastionin e Partisë Demokratike të nis sinjali i rënies së klanit “Pronto”.
“Është shumë e rëndësishme që klani ‘Pronto’ të delegjitimohet fillimisht në Drenas dhe Skenderaj. Ky është hapi i parë drejt çlirimit të Kosovës nga klani ‘Pronto’ dhe është shumë e rëndësishme që kjo të filloj në Drenas dhe të përshfaqet në të gjitha komunat e vendit sepse ne përnjëmend kemi nevojë që PDK-në ta shohim në opozitë për t’i hapur rrugë një gjeneratë të re”, ka deklaruar Hoxha.
Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje nuk ka garuar por Hoxha thotë se nëse qytetarët do të marrin mundin të votojnë në raundin e dytë për kryetar të Drenasit, është mirë të votojnë ndryshimin.
I pyetur se a duhet votuar Isa Xhemajlaj i NISMA-s, Hoxha ka thënë se gjithsesi që duhet votuar ndryshimin, jo Lladrovcin dhe jo klanin “Pronto”./Tribuna/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Teuta Ramadani-Rasimi në "Rose", një histori suksesi, frymëzim për çdo grua
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze