LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Gratë fermere do të kenë përparësi në subvencione

Hoxha: Gratë fermere do të kenë përparësi në subvencione

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, së bashku me grupin joformal të grave asamblistë në KK të Malishevës, sot kanë vizituar disa nga gratë fermere dhe mbajtëse të familjeve, ku janë njoftuar me punët në fermat e tyre, ndërsa drejtori Hoxha, ka premtuar se gratë fermere, do të kenë mbështetjen e komunës, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre në bizneset e vogla familjare.

Drejtori Hoxha dhe grupi jo formal i grave, i kanë vizituar gratë fermere, në Turjakë, Gurishtë, Banjë dhe Bellanicë, ku në mesin e tyre ishin edhe përfaqësuese të dy shoqatave të grave të cilat merren me kultivimin e kulturave bujqësore.

Gjatë bisedave me këto gra fermere, është vërejtur një përkushtim i tyre në kultivimin e kulturave bujqësore, ndërsa vet gratë të cilat sot janë vizituar, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi, për vizitën e sotme dhe për përkrahjen e vazhdueshme, për zhvillimin e bizneseve të tyre familjare.


“Përmes kësaj përkrahje nga ana e komunës, ne arrijmë të zhvillojmë punën tonë dhe përmes kësaj, bëhet edhe fuqizimi i gruas në biznes dhe në shoqëri në përgjithësi”, thanë gratë fermere të Komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori