Analisti politik, Ylli Hoxha, iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke pyetur se pse merren me kryeministrin Albin Kurti për vendime në dialogun me Serbinë, kur nuk kanë kapacitete vendimmarrëse.
Hoxha ka theksuar se ata duhet të lejojnë bashkësinë ndërkombëtare ta trajtojnë këtë çështje, dhe sipas tij, opozita duhet të drejtojnë kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët e vendit.
Ai ka theksuar kritikat e PDK-së ndaj kryeministrit Kurtit lidhur me Asociacionin kanë shkuar kot, duke shtuar se energjia e tyre do të jetë e padobishme edhe nëse Kurti vazhdon të bëjë marrëveshje.
“Unë pajtohem që ju nuk keni kapacitet vendimmarrës në raport sesi pozicionohet Albin Kurti karshi kësaj marrëveshje apo asaj marrëveshjeje por në qoftë se nuk e keni pse po merreni me to. Pse duhet ju të jeni përgjegjës, gardian i raporteve të zotit Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, le të merret bashkësia ndërkombëtare me të, ju adresoni kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët tanë, sepse po konsumoheni dhe zoti Kurti prapë do ta bëj një marrëveshje dhe në fund krejt ajo energji e juaja ka shkuar kot”, ka deklaruar Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Në përgjigje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka mbrojtur qëndrimin e tyre, duke shtuar se tema e Asociacionit është e rëndësishme pasi të gjitha kauzat e Kurtit kishin të bëjnë me këtë temë.
Dhe se kjo kauzë e kryeministrit Kurti, sipas saj, doli të jetë joreale.
“Unë e kuptoj që dialogu tema e marrëveshjes me Serbinë asnjëherë nuk ka sjellë votë, dhe unë mendoj që tema e marrëveshjes dhe dialogut na ka fundos edhe neve edhe partitë tjera opozitare. Mirëpo e kemi parasysh që Asociacioni është tema kryesore e Albin Kurtit, që të gjitha kauzat të cilat i ka ngrit të gjitha kanë qenë kauza fallco”, ka deklaruar Musliu – Shoshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania