LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Austria ka qenë, është dhe mbetet aleat besnik i Kosovës

Hoxha: Austria ka qenë, është dhe mbetet aleat besnik i Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për proceset integruese, në veçanti për çështjen e liberalizimit të vizave.

Presidenca austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2018, rezultoi me angazhim të jashtëzakonshëm që Kosova të fitoj liberalizimin, theksoi Ministrja Hoxha, por, për fat të keq, rekomandimet dhe ftesat e Austrisë, për liberalizim, nuk u përfillën nga vendet anëtare të Këshillit të Ministrave.

“Ne jemi mirënjohës me impenjimin e plotë të Austrisë gjatë presidencës së saj në krye të Këshillit të BE-së, vizitave zë zyrtarëve të lartë të Austrisë dhe agjendave të sensibilizimit me çështjen për vendet anëtare të BE-së si dhe kërkesave të vazhdueshme për ta votuar liberalizimin për Kosovën. Konsideroj se ky angazhim, ishte tejet i mirëpritur dhe jemi mirënjohës për këtë”, ceku Ministrja Hoxha në takim, duke vënë në pah se Austria ka qenë, është dhe mbetet aleat besnik i Kosovës.


Ndërsa ambasadori Pfandler, ritheksoi dhe vlerësoi angazhimin e Ministres si dhe institucioneve të vendit për plotësimin e të gjitha kritereve, duke ritheksuar se Austria e ka mbështet dhe vazhdon ta mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Ai po ashtu, vlerësoi angazhimin për zbatimin e Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe MSA-ja.

Ministrja Hoxha dhe Ambasadori Pfandler, ritheksuan gatishmërinë e çuarjes përpara të agjendës integruese të Kosovës, mbështetjen në të gjitha instancat e BE-së për Kosovën nga Austria si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet regjionale dhe globale. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori