LAJMI I FUNDIT:

Hovenier mirëpret ratifikimin e marrëveshjes së MCC-së nga Kuvendi i Kosovës

Hovenier mirëpret ratifikimin e marrëveshjes së MCC-së nga Kuvendi i Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së nënshkruar me MCC-në sot nga Kuvendi i Kosovës.

“E mirëpresim ratifikimin marrëveshjes së Kompakt të MCC-së nga Kuvendi i Kosovës. Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.


Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar të enjten marrëveshjen që një ditë më parë Qeveria e nënshkroi me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Washington.

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për energjinë me MCC-në
Lexo po ashtu Kuvendi ratifikon marrëveshjen për energjinë me MCC-në

Votimit i parapriu edhe një debat parlamentar, ku deputetët e partive opozitare kritikuan qeverinë për vonesë në nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe reduktimin e saj vetëm në bateri akumuluese, teksa e vlerësuan të gabuar heqjen e termocentralit me gaz dhe rrjetin e gazit.

Në prezantimin e këtij Projektligji, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se Programi Kompakt paraqet investimin më të madh në sektorin energjetik që nga paslufta si dhe është shtyllë e vazhdimit të marrëdhënieve strategjike dhe përherë më të fuqishme me SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori