LAJMI I FUNDIT:

Hovenier me mesazh për fundvit: Normalizimi Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke

Hovenier me mesazh për fundvit: Normalizimi Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka publikuar një video adresim në prag të Vitit të Ri, gjersa ka folur për arritjet, vështirësitë, dialogun Kosovë-Serbi, luftën në Ukrainë, etj.

Hovenier thekson se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira, por që ka pasur edhe arritje e shumë përparim, për të cilat tha se duhet festuar.

Ambasadori amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara si më parë për partneritet me popullin e Kosovës, teksa tha se me Qeverinë e Kosovës kanë shtyrë përpara qëllimet kryesore.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të përkushtuara si edhe më parë për partneritetin tonë me popullin e Kosovës”, u shpreh Hovenier.

Ai përmendi disa pika kryesore që janë arritur gjatë këtij viti, duke theksuar Gjykatën Komerciale, përfshirja e ShBA-së në programet e artit dhe arsimit si dhe dyfishimin e zotimit për energji të ripërtrishme.

Ambasadori amerikan ka thënë disa fjalë edhe për dialogun Kosovë-Serbi si një prej çështjeve që ka marrë shumë kohë dhe energji.

Ai ka thënë se SHBA pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, duke kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe gjithashtu ka kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Hovenier ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.

Ambasadori amerikan ka uruar begati për të gjithë në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori