Houssem Aouar objektivi i Milanit për mesfushën Houssem Aouar është futur në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe largimi i tij nga klubi francez duket i pashmangshëm.

Mesfushori algjerian me pasaportë franceze ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Milan.


Kampioni në fuqi i Italisë po kërkon një mesfushor dhe tanimë kanë ndodhur kontaktet e para mes drejtuesve të klubit kuqezi dhe agjentëve të lojtarit.

Aouar 4

24-vjeçari qysh tani ka të drejtë të bisedojë me klubet tjera pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin aktual.

Rossonerët e duan Aouarin si zëvendësues të Brahim Diaz, pasi spanjolli do të rikthehet në fund të sezonit në Real Madrid nga huazimi.

Aouar 1

Calciomercato ka raportuar se Milani duhet të nxitojë për të nënshkruar me Aouar, pasi për lojtarin kanë shprehur interesim edhe skuadrat nga Anglia e Spanja.

Real Betis, Atletico Madrid, Aston Villa, Everton,  Newcastle United, Roma e Napoli janë skuadrat tjera që duan shërbimet e Aouar. /Telegrafi/

telegrafi sport app