LAJMI I FUNDIT:

Hoti vlerëson angazhimin e Ipeshkvisë për respektimin e masave kundër COVID-19

Hoti vlerëson angazhimin e Ipeshkvisë për respektimin e masave kundër COVID-19

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në vend, veçmas për pasojat e pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Duke e falënderuar Ipeshkvin Gjergji për vizitën, kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Kishës Katolike të Kosovës për të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare të vendit ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besime të ndryshme në Kosovë”, tha Kryeministri Hoti.


Ai gjithashtu e vlerësoi angazhimin e Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjitha famullive të saj për respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare, të cilat janë ndërmarrë si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid 19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori