LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, ua dëshmoi kritikëve se e kishin gabim

Hoti: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, ua dëshmoi kritikëve se e kishin gabim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.

“Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe lindjen e mesme falë mbështetjes së SHBA-ve.


“Konkretizimi i sotëm që bëmë sot i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, tregon qartë efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, dhe i nxjerr plotësisht gabim të gjithë ata kritikë që vazhdimisht kanë kritikuan këtë marrëveshje edhe duke e kritiku dhe duke mos e pranuar njohjen nga Izraeli që e ka sjell kjo marrëveshje”, u shpreh Hoti.

Kryeministri theksoi se sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që fuqizojnë bashkëpunimin mes dy shteteve

“Jemi dy vendeve mike që ju kemi gjetur pranë njëra-tjetrës në kohë të vështira”, tha Hoti i cili shtoi se presin që shumë shpejt delegacioni nga Izraeli të vizitoj Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori