Zëvendësministri i kulturës, Rexhep Hoti, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Click” në Rtv21, ku ka folur për formimin e ushtrisë.
Ai vlerësoi lartë nismën e Presidentit Thaçi, dhe shtoi se krijimi i ushtrisë do të bëhet më së largu javën e ardhshme, dhe se krijimi i saj është në përputhje me kushtetutën dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas Hotit, Presidenti me një paraqitje shumë të dinjitetshme në esencë tregoi se ushtria e Kosovës është ushtri e projektuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, dhe krijimi i saj është një proces i pandalshëm i ndërtuar së bashku me ta.
“Është koha e ushtrisë dhe shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë, pra i SHBA-ve dhe NATO-s është një shqetësim i natyrshëm, për një temë kaq shumë të ndjeshme. Kosova në kuptimin strategjik është sikur Izraeli në Arabi, është një pikë ku pranë kufirit me Kosovën ekziston një ushtri tepër e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën. Praktikisht Presidenti i Republikës, në të gjitha prezantimet që i bëri, edhe në takimet që pati me EUEX dhe shtetet e KUINT-it, dhe me takimin e zakonshëm që e ka me ambasadorin e SHBA-ve, ka biseduar dhe ka sqaruar me detaje se ky është një proces që do të jetë në bashkëveprim me ta dhe se do jetë brena kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe shndërrimi i ushtrisë së Kosovës është një hap për të gjithë Kosovën, e cila është e konsideruar si vend me shoqëri multietnike dhe ekziston kjo mbështetje. Ushtria është e pandalshme, Kosova është made in USA”, ka thënë Hoti në emisionin Clik.
Ai ka thënë se nisma e presidentit është ligjore, dhe ushtria është një projekt madhor i Kosovës.
“Presidenti i Kosovës ka bërë të qartë se nisma për formimin e ushtrisë është ligjore, dhe se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Kosovën, projekt euroatlantik dhe për asnjë çast nuk do të jetë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,dhe me partnerin tonë siç është NATO”, ka thënë zëvendësi ministri Hoti.
Ai ka sqaruar se pse është kërkuar të ndërrohet kushtetuta.
Sipas Rexhep Hotit, në kushtetutën e Kosovës nuk ekziston fjala “Forcat e Armatosura të Kosovës”,dhe është kërkuar që të bëhet shndërrimi nga Ministria e Sigurisë në Ministrinë e forcave mbrojtëse.
Ai ka thënë se kjo përpos që është çështje nocioni është edhe çështje që implikon nene të caktuara të kushtetutës.
Hoti theksoi se në kuadër të ligjit do të ndërrojnë tri shtylla fundamentale në kuadër të formimit të ushtrisë: detyrat, misioni dhe kapaciteti.
“Nisma e Presidentit në këtë drejtim realisht është detyrë edhe e jona dhe e institucioneve që ne vazhdimisht jo vetëm ta bindim faktorin ndërkombëtar, por edhe vetë ta kuptojmë që nisma është në përputhje me kushtetutën multietnike të shtetit të Republikës së Kosovës”, ka potencuar Hoti.
Rexhep Hoti po ashtu komentoi edhe telefonatën që pati Presidenti Thaçi me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe sqaroi se me atë telefonatë Thaçi i ka marrë të gjitha hapat për të sqaruar se kjo çështje është nevojë, e gjithë kjo duke parë provokimet në Mal të Zi, provokimet e trenit, manovrat e Serbisë dhe Rusisë në kufi me Kosovën, si dhe deklaratat e klasës politike në Beograd kundrejt Kosovës, duke keqpërdorur dialogun në mënyrë ekstreme.
“Ne si klasë politike duhet të mbushemi mend dhe t’i ndihmojmë këtij procesi. Krijimi i ushtrisë është nevojë emergjente e evoluimit të shtetit, sepse jemi shtet sovran dhe është e drejta jonë sovrane për ushtri. Të gjitha proceset do të shkojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vuçiqi u ngut kur tha se e ka kënaqur deklarata e NATO-s, sepse është edhe një nevojë, një infuzion edhe për Vuçiqin. Formimi i ushtrisë është akt i pakthyeshëm, nuk është shkelur as kushtetuta dhe as ligji i Kosovës, nuk është shkelur karakteri multietnik dhe kjo është nismë e të gjithë spektrit politik”, u shpreh ndër tjera Hoti.
Ai tha se formimi i ushtrisë nuk do të zgjatet një muaj, ligji për formimin e ushtrisë do të dërgohet menjëherë në Kuvend, dhe krijimi i saj do të ndodhë shumë shpejt, jo më larg se brenda javës së ardhshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!