Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur sërish për punën e Qeverisë që ai drejton.
Hoti ka thënë se qeverisjen e kanë marrë në një gjendje tepër të vështirë, si rezultat i pandemisë por edhe situatës së rëndë ekonomike.
Në këtë konferencë, ai ka folur edhe për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Hoti ka përmendur disa nga arsyet e shkarkimit të Qalajt, duke thënë se njëra ndër to ka qenë menaxhimi jo i mirë i aksionit në Karaçevë, raporton Telegrafi.
“Në bazë të raportit të performancës të dorëzuar nga ministri i MPB e kam liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Drejtori i Policisë ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, gjithashtu në menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të policisë duke dështuar në arritjen dhe përmbushjes së objektivave të përcaktuara nga ministri”, ka thënë Hoti.
Kryeministri ka shtuar se në planin zhvillimor strategjik 2016-2020 kanë qenë të përcaktuara katër objektiva strategjike për Policinë e Kosovës, prej të cilave ministri i MPB-së vlerëson se luftimi i krimit dhe korrupsionet dhe avancimi i burimeve njerëzore nuk janë përmbushur.
“Arsye tjetër ka qenë edhe menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht që ka pasur sukses në atë aksion…Tjetër çka është e rëndësishme është se në raport theksohet se gjatë vitit 2019-2020 janë arrestuar 68 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Prej tyre 39 zyrtarë policor janë arrestuar në departamentin kufitar, dhe përkundër kësaj nuk është bërë asnjë ndryshim në menaxhmetin e Policisë. Ish-drejtori Qalaj më datë 11 shtator 2019 në kundërshtim me legjislacionin që rregullon procedurat e akteve ligjore dhe nënligjore e ka ndryshuar organo-gramin e Policisë së Kosovës pa e kaluar fare në procedurat ligjore dhe nuk e ka publikuar asnjëherë duke e mbajtur të fshehtë”, tha Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës