LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria inkurajon qytetarët të konsumojnë duhan

Hoti: Qeveria inkurajon qytetarët të konsumojnë duhan

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Avudllah Hoti, ka thënë se kësaj qeverie i mungojnë njohuritë bazike për zhvillimin ekonomik.

Hoti thotë se me uljen e akcizës së duhanit që prodhohet në Kosovë, qeveria po inkurajon qytetarët që të konsumojnë më shumë duhan.

Ish- kandidati për kryeministër madje thotë se një politikë e tillë, nuk ka të bëjë më mbështetjen e prodhuesve vendor pasi që në Kosovë ekziston vetëm një kompani për prodhimin e duhanit, e cila sipas tij është në bashkëpronësi me një këshilltar të kryeministrit dhe një drejtori komunal nga PSD-ja.


Postimi i plotë i Hotit në Facebook

Kjo qeveri ka deficitit të njohurive bazike për zhvillimin e ekonomisë. Kur kjo kombinohet me motivin e mbrapshtë për të përdorur pozitën publike për nevoja personale, atëherë pasojat janë fatale për pjesën më të madhe të shoqërisë.

Qeveria e PAN-it e ka marrë edhe një “vendim të madh”, duke ulur akcizën në duhanin që prodhohet në Kosovë në vetëm 30% të çmimit të tregut, me arsyetim për të mbështetur prodhuesit vendor. Siç është raportuar në medie, në Kosovë ekziston vetëm një kompani prodhuese e duhanit, që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit dhe një drejtori komunal nga partia e z.Ahmeti.

Për sqarim, qëllimi primar i akcizës nuk është mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit, por dekurajimi i konsumit të mallrave që dëmtojnë shëndetin. Prandaj, Qeveria Mustafa dy herë radhazi e ka rritur akcizën në duhan për të dekurajuar konsumin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, si dhe për të barazuar akcizën në Kosovë me vendet e rajonit.

Me këtë vendim, Qeveria e PAN-it praktikisht po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm.

Po të ishte qëllimi për të mbështetur prodhimin vendor, atëherë do të duhej të subvencionoheshin bujqit që prodhojnë duhanin. Bujqit do të rrisnin kultivimin e duhanit, duke ju mundësuar përpunuesve të duhanit të siguronin më lirë lëndën e parë dhe të dilnin në treg me çmime më të lira për duhanin e përpunuar./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori