LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë

Hoti: Qeveria është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët ka diskutuar për gjendjen ekonomike në vend, me theks të veçantë për pasojat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe angazhimin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike.

“Pakoja për rimëkëmbje ekonomike është e bazuar në nevojat e qytetarëve dhe bizneseve që po përballen me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19, njëherit është në harmoni të plotë edhe me kapacitetet tona institucionale dhe financiare”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti tha se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë.


Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për programe të reja financiare ndërmjet FMN-së dhe Kosovës, me ç’rast kryeministri Hoti i falënderoi bashkëbiseduesit dhe u shprehi mirënjohjen e thellë që ky institucion i rëndësishëm vazhdon ta mbështesë vendin tonë.

Ndërsa, përfaqësuesit e FMN-së duke e vlerësuar bashkëpunimin e mirë me kryeministrin Hoti, theksuan se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën edhe më tutje me programet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori