LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi deputetin grek, premtohet mbështetja e Greqisë në të gjitha proceset

Hoti takoi deputetin grek, premtohet mbështetja e Greqisë në të gjitha proceset

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot deputetin grek, Andreas Patsis, i cili njëherit është edhe anëtar i Partive Popullore Evropiane (EPP).

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe deputeti Patsis biseduan për zhvillimet politike në vend, menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, planin për rimëkëmbje ekonomike, procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke, si dhe aspiratat e qarta të Kosovës për integrime në struktura euro-atlantike.

Hoti vlerësoi lart marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën ekonomike.


“Roli mbështetës i Greqisë në rrugëtimin politik të vendit tonë, kryesisht në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike, si dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona është tepër i rëndësishëm”, tha kryeministri Hoti.

Deputeti grek, Andreas Patsis falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe theksoi se Greqia vazhdon të jetë përkrahëse e të gjitha proceseve të Kosovës, duke i mbështetur në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori