Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë vizituar sot Komunën e Vitisë, ku janë pritur nga kryetari Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe nënkryetari i Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq.
Vizita e kryeministrit Hoti në këtë komunë konsistoi me rastin e nisjes së punimeve në “Rehabilitimin e Rrugës N25.3 nga Kllokoti deri në Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”, i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe diskutimin me kryetarët e komunave nga ky regjion për luftën kundër COVID-19.
“Ky regjion, Komuna e Vitisë, ka qenë ndër komunat e para që është prekur nga pandemia. Kanë pasur një qasje regjionale në menaxhimin e pandemisë që është qasja e duhur, sepse menaxhimi i pandemisë nuk mund të kufizohet brenda kufijve të një komune. Ministrja e Financave ka qenë para një jave dhe është takuar me kryetarët e komunave të këtij regjioni për të diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm që do t’i përfshijmë në buxhetin e vitit 2021”, u shpreh Hoti.
Duke dhënë detaje nga vizita e sotme në Komunën e Vitisë, Hoti njoftoi se u bisedua për disa projekte specifike, siç është qasja në autostradë në Gërlicë, dhe se me ministrin e Infrastrukturës do të bëjnë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që ky projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e këtij regjioni të përfundojë sa më parë.
“Sot po përurojmë punimet në një aks të rëndësishëm rrugor të cilin e kemi diskutuar dhe i kemi bërë përgatitjet e nevojshme qysh në vitin 2016-2017, në Qeveri. Jam i kënaqur që arrijmë ta fillojmë këtë projekt dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të zgjerimit të rrugës që e lidh Vitinë dhe Kllokotin me qasje në autostradë në Ferizaj, dhe çështje të tjera që janë në interes të Komunës”, shtoi Hoti.
Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, kryeministri Hoti, në fjalën e tij tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm i financuar nga BERZH-i dhe se me këtë projekt po mbyllen akset kryesore rrugore në Kosovë, projekte të cilat kanë filluar para 4-5 vjetësh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi