Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, ka takuar sot Drejtorin Ekzekutiv të Koorporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation- MCC), Sean Cairncross me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së nga programet Kompakt dhe Threshold.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku ndër të tjera thuhet se gjatë këtij takimi, Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kushteve, të cilat mundësojnë arritjen e synimeve të përbashkëta dhe jetësimin e këtyre projekteve.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën, veçanërisht edhe nëpërmjet programit të MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme”, ka thënë Hoti.
Hoti tha, po ashtu, se Qeveria e Kosovës e vlerëson shumë angazhimin e MCC-së në procesin e përfundimit të Programit Kompakt për Kosovën dhe se është shumë e rëndësishme të theksohet se projektet e përfshira në zhvillimin e programeve “Kompakt” dhe “Threshold” identifikohen bashkërisht nga stafi i MCC-së dhe Qeveria e Kosovës dhe si të tilla, këto programe mbështeten plotësisht nga Qeveria.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se duke ditur rëndësinë që kanë projektet e MCC-së për zhvillimin ekonomik të vendit, përmbushjen e nevojave afatgjate dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe çështje të tjera, ata do do të jenë të përkushtuar për plotësimin e kushteve dhe realizimin sa më të shpejtë të projekteve.
“Përkundër situatës së rënduar nga pandemia COVID-19, Qeveria ka ndërmarrë hapat konkretë për përmbushjen e reformave të nevojshme dhe për programin e rimëkëmbjes ekonomike ka paraparë ndarjen e 10 milionë eurove si garanci kreditore për sektorin privat dhe energjinë e ripërtëritshme, si dhe përkrahjen e projekteve për gratë ndërmarrëse”, tha Hoti.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i MCC-së, Cairncross shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qeverinë e Kosovës në implementimin e projekteve prioritare, të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësojnë realizimin e granteve të MCC-së për shoqërinë civile në projektet e ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi