Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti, që ishte edhe kandidati për kryeministër i koalicionit LAA ka treguar se me kë kanë përafrime për bashkëqeverisje, duke përjashtuar mundësin e shkuarjes me PDK-në.
Ai e ka lënë hapur mundësin e bashkëqeverisjes me AAK, NISMA-n dhe VV-në.
LDK nuk ka dalë fituese, por pa LDK-në apo koalicionin LAA nuk mund të krijohet Qeveria. Sipas rezultatit aktual, kah po anon më shumë LDK-ja, kah PAN apo VV-ja?
Hoti: LDK-ja nuk është duke anuar në asnjërën anë. Jemi duke e analizuar rezultatin zgjedhor. Po komunikojmë brenda partisë. Po diskutojmë me grupin tonë parlamentar dhe me partnerët e koalicionit tonë.
Kemi vendosur kornizën tonë programore që na mundëson të shqyrtojmë koalicionet që mund të arrihen. Jemi të vendosur si LDK dhe si koalicion që të mos hyjmë në asnjë bashkëpunim me PDK-në. Jemi të hapur të shqyrtojmë partneritetet e tjera sapo të dështojë koalicioni PAN. Do të diskutojmë me AAK, Nismën dhe Vetëvendosjen mbi baza të programit që kemi si parti e qendrës së djathtë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të arrijmë bashkëpunim me këto parti, në mënyrë që vendit t’i japim një Qeveri stabile, me program të qartë, me qasje pro-evropiane dhe të sigurojmë perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Asnjë parti tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç LDK-së.
Në një situatë hipotetike kur të dyja grupacionet politike PAN dhe VV do të pranonin që LDK të udhëheq qeverinë, cila do të ishte preference më e mirë për LDK-në, me PAN apo me VV?
Hoti: Më lejoni të qartësoj edhe një herë. Me PAN nuk hyjmë në asnjë koalicion, cilido qoftë pozicioni i LDK-së në atë Qeveri. Me partitë e tjera jemi të hapur. Por, para se të bisedojmë për pozitat në Qeveri duhet të dakordohemi për programin qeverisës. Ne jemi parti e qendrës së djathtë dhe do të sigurohemi se programi qeverisës ruan këtë qasje. Ne jemi anëtar i Partive Popullore Evropian, që është grupimi më i madh politik në BE i partive të qendrës së djathë, dhe duhet të sigurohemi se programi qeverisës është në përputhje me parimet programe të PPE-së.
Janë përmendur koalicione PAN plus ndonjë deputet “I kontrabanduar”, VV + LDK. Por, a ka edhe ndonjë “matematikë” tjetër të krijimit të Qeverisë së Kosovës?
Hoti: Deklarimet e zyrtarëve të koalicionit PAN se i kanë votat për formimin e qeverisë duke kontrabanduar dy-tre deputetë nga partitë e tjera përbëjnë fyerje për qytetarët e Kosovës. Kjo më së mirë tregon modelin e qeverisjes që mund të ofrojë ky koalicion, pra model i qeverisjes së kontrabanduar. Atë që duhet të bëjë ky koalicion është të analizojë se çfarë po ndodh që askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta. AAK dhe Nisma duhet të reflektojnë për këtë në veçanti dhe të tërhiqen nga ai koalicion sa më parë, sepse fat i tillë në të ardhmen mund t’i gjejë edhe këto parti sikurse PDK-në.
Disa nga deputetët tanë po fyhen duke ju përmendur emrat në media se do ta mbështesin koalicionin PAN, pra se janë kontrabanduar. Sigurisht se koalicioni PAN ka mjaft fuqi financiare për të kontrabanduar deputetë, por nuk ka të tillë në mesin e LDK-së dhe të koalicionit tonë.
Qeveria e ardhshme mund të formohet me disa koalicione të mundshme që e lënë jashtë PDK-në. Ne do të angazhohemi që sapo të dështojë koalicioni PAN të ndërtojmë këto koalicione mbi bazën e platformës politike të LDK-së, si parti e qendrës së djathtë. /Botapress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi